Grashkoska nuk tregon nëse i kanë paguar hakerët për zhbllokimin e sistemit të FSSH-së

TË FUNDIT

Nuk dihet nëse hakerët që sulmuan sistemin e Fondit Shëndetësorë janë paguar për zhbllokim të sistemit, as nuk dihet se kush është sulmuesi e cili ka qenë qëllimi. Drejtoresha e këtij Fondi, Magdalena Filipovska Grashkoska sot tha se është hapur hetim dhe për këtë shkak nuk mund të jep përgjigje, përcjell TV21. Megjithatë siguron se të dhënat ishin të sigurta gjatë tërë kohës sa zgjati sulmi por nuk bëri të ditur nëse IT ekspertët e Fondit kishin qasje në këto të dhëna.

Edhe pse ky fond ka 6 IT ekspertë të punësuar Filipovska – Grashkovska njoftoi se për diagnostikimin e problemit janë anagazhuar edhe IT ekspertë të huaj. Në pres konferencë nuk ishte prezent drejtori i dytë i Fondit Faton Ahmeti e as drejtori i sektorit për informatikë Sasho Stançevski./tv21.tv