“Alphabet” është kompania më e re e Google. Themeluesit e Google, Larry Page do të jetë në krye të kësaj kompanie, si shef ekzekutiv dhe Sergey Brin, si president.
Kompania “mëmë” do të shërbeje për një numër kompanish tjera më të vogla, përfshirë Google si dhe të gjitha bizneset që kanë funksionuar nën ombrellën e saj, si Youtube, Android, aplikacionet dhe të tjera.
Edhe disa departamente të tjera të cilat kanë vepruar si të pavarura si Life Sciences, Google X, Wing, Google Ventures dhe Google Capital, do të jenë pjesë e “Alphabet”.
Larry Page është shprehur: “Nuk jemi duke synuar që kjo të bëhet një markë e madhe përmes produkteve tjera, pasi kompanitë nën ‘Alphabet’ do të kenë pavarësinë dhe mundësinë për t’u zhvilluar vetë”.
Sundar Pichai, në pozitën e Page, do të jetë si shef ekzekutiv te Google, Pichai është pjesë e Google që nga viti 2004, ndërsa së fundmi ka qenë në pozitën e shefit të produkteve.
Mountain View tha se struktura e re e korporatës ndan kërkimet në internet, Youtube dhe ndarjet e tjera të internetit, nga ato të zhvillimit dhe investimeve.
