Volkswagen Golf ka një numër të madh fansash, e për ta, GTI është një edicion i shenjtë, përcjell TV21.
Ndërsa mes tyre, Volkswagen Golf 2 është ndoshta më i miri. Dhe kur flasim për këtë nuk i kemi parasysh vendet e Ballkanit, por Shtetet e Bashkuara, ku gjenerata e dytë Golf në ankand arriti një çmim të pabesueshëm prej 87,000 dollarëve amerikanë ose 80,300 euro.
Pikërisht kështu, dikush ndau një shumë për VW Golf II që mund të përdoret për të blerë Golf R të ri, ndoshta edhe dy Golf R me ato para. Dhe për këtë çmim kaq të lartë të Gol 2, faji është i dy blerësve që luftuan dhe i ngritën shumat në qiell.
Gjegjësisht, rrjedha e ankandit ka ndjekur ritmin e zakonshëm deri në shumën prej rreth 35 mijë dollarësh amerikanë dhe më pas me ofertat e tyre janë spikatur dy përdorues, Kbod dhe Pablo. Të tjerët hoqën dorë kur ankandi arriti 45,000 dollarë, ndërsa Kbod dhe Pablo u hodhën garë për Golf, sikur të ishte fundi i botës. Ankandin e fitoi Pablo.
Ankandi Bring-A-Trailer gjeneroi interes të paparë. Më shumë se një mijë përdorues morën pjesë në të, dhe reklama mblodhi mbi 620 komente.
Ndryshe, vetura në ankandi është një VW Golf II 16V e vitit 1992 me 85.000 kilometra të kaluara. Makina është në gjendje më shumë se të rregullt, me pajisje të shumta dhe histori te plotë servisimi./tv21.tv
