Të hënën nxënësit duhet t’i kthehen procesit mësimorë të gjsymëvjetorit të dytë. Por dilema është nëse mësimin do ta ndjekin me prani fizike apor online. Komisioni për sëmundje ngjitëse duke e analizuar situatën epidemiologjike, ka propozuar që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të shkojnë në shkolla, sepse nuk ka rrezik të përhapjes së virusit korona në mes tyre.
Por ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se vendimi definitiv për mënyrën e mësimit do të sillet në fund të kësaj jave. Ndërkohë i pyetur nëse fëmijët edhe më tej do të vazhdojnë të mbajnë maska, Shaqiri pa një mendim preciz, thotë se është për ruajtjen e shëndetit të nxënësve.
Gjysmëvjetori i dytë shkollor është dashur të nis me 20 janar, mirëpo për shkak të rasteve të shtuara të infeksioneve me llojin Omicron, hapja e shkollave u prolongua për me 1 shkurt. Ende nuk dihet nëse Qeveria do ta miratojë propozimin e KSI për mësim me prezencë dhe nëse nxënësit do të lirohen nga mbajtja e maskave në mësim.