Gjysma e amerikanëve do të vaksinohen kundër koronavirusit

TË FUNDIT

Gjysma e amerikanëve dëshirojnë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri. Rreth një e katërta e amerikanëve nuk janë të sigurt, ndërsa 25 për qind të tjerë janë të bindur se nuk do të imunizohen, tregon anketa e “The Associated Press-NORC Center for Public Affairs Research”.

Shumica e të anketuarve janë të shqetësuar për sigurinë e vaksinave dhe duan të shohin se si zhvillohen gjërat së pari. Sipas autorëve të studimit, ky skepticizëm mund ta vonojë fushatën e vaksinimit kundër shkakut të vdekjes së gati 290.000 njerëzve nga koronavirusi në SHBA. Ekspertët vlerësojnë se të paktën 70 për qind e popullsisë amerikane duhet të vaksinohen për të zhvilluar imunitetin kolektiv.

Rezultatet paraprake tregojnë se vaksinat e Fajzer/Biontek dhe Moderna ofrojnë mbrojtje të fortë. Administrata për ushqim dhe barna në ditët në vijim do të vendosë nëse do të fillojë me përdorimin e vaksinave në SHBA.

Hulumtimi i kryer nga 1.111 të anketuar, i kryer nga 3 deri më 7 dhjetor, tregon se rreth 30 për qind janë të sigurt se vaksinat e para të disponueshme do të testohen me kujdes për sigurinë dhe efikasitetin. Rreth gjysma thonë se nuk janë të sigurt. Pjesa tjetër janë diku në mes.

Midis atyre që nuk duan të vaksinohen, rreth 30 për qind thonë se nuk u intereson që mund të marrin koronavirus serioz dhe rreth 1/4 thonë që epidemia nuk është aq serioze sa thonë disa njerëz. Rreth 70 për qind e atyre që nuk vaksinohen janë të shqetësuar për efektet anësore.