“Gjynah prej Zotit”/Grubi shtrin dorën e pajtimit! Grupi i Zjarrit nuk ndalet: Duam që BDI të kthehet te origjina

TË FUNDIT

BDI ka vazhduar takimet me qytetarët me dy skuadra në terren. Në njërën anë Artan Grubi me Bujar Osmanin dhe në tjetrën Izet Mexhiti me Blerim Bexhetin. Gjynah është prej Zotit me ja bë kështu Ali Ahmetit, u shpreh Grubi para qytetarëve të Çairit në Teatrin Shqiptar.

“Tash kur po arrijmë nivelin më të lartë të qeverisjes të një bashkimi shqiptar, po asdisemi, po lazdrohemi, po i themi hiqe njërin vendose tjetrin, gjynah prej Zotit është vallahi. Gjynah është prej secilit prej nesh. E mos flasim për Ali Ahmetin. Kur mban bre Ali Ahmeti pozitë, kur deshi ai të bëhej kryetar parlamenti, a kryeministër apo president shteti”, deklaroi Artan Grubi.

Grubi madje tha se integristëve u duhet bashkim dhe se dora e tyre është e shtruar për pajtim.

Artan Grubi – BDI

34.38

“Unë nga kjo foltore them, neve na duhet bashkim, neve na duhet pajtim neve na duhet rreshtim pas Ali Ahmetit dhe dora jonë e shtruar do mbetet e shtruar për pajtim”, tha Grubi.

Por Grupi i Zjarrit nuk ndalet. Ata kanë nisur takime me qytetarët në Tetovë, nga ku thonë se nuk duan ta përçajnë BDI-në, por duan që partia të kthehet te origjina.

 “Sonte nga banorët e fshatit Trebosh marrim porosi që ata dhe Pollogu janë kategorikisht kundër Artan Grubit dhe këtij ekzekutivi të dështuar”, tha Izet Mexhiti.

 “Sonte takuam banorët e lagjes Cetinska në Tetovë ku bashkëbiseduam rreth gjendjes së krijuar në BDI, nga pasivitetit absolut i ekzekutivit të udhëhequr nga zv/kryeministri i dështuar Artan Grubi”, pohoi Blerim Bexheti.

Takimin e radhës me qytetarë Grupi e Zjarrit e ka paralajmëruar të enjten më 16 mars në Tetovë te shkolla e mesme e tekstilit.