Ish- eprori i lartë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe ish – kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.
Në fillim të seancës, gjykatësi Nicolas Guillou e informoi Veselin për procedurat e gjykatës në procesin ndaj tij.
Me këtë rast iu lexua aktakuza nga sekretarja e gjykatës.
Më pas, nga gjykatësi Guillou Kadri Veseli u pyet nëse ndihet fajtor apo jo për pikat që e rëndojnë.
Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Ben Emerson, kërkoi nga Gjykata që i mbrojturi i tij të lirohet përkohësisht.
Gjykatësi tha se për këtë çështje do tu përgjigjet me shkrim ditëve vijuese Kadri Veseli u arrestua me 5 nëntor dhe të njëjtën ditë u transferua në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Aktakuza ndaj tij, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit u publikua me 5 nëntor. Në aktakuzën e konfirmuar thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes./21Media