Gjykata Supreme në SHBA e lehtësoi administratën e presidentit amerikan Donald Tramp që shpejtë t’i dëbojë emigrantët e paligjshëm.
Gjykatësit, me shtatë vota “për” dhe dy “kundër”, sollën vendim në favor të administratës së Trampit, që ka të bëjë me ankesën e saj kundër aktgjykimit të gjykatës nga instanca më e ultë se bujku nga Sri Lanka, Vijajakumar Turaishigiam ka të drejtë gjykata federale ta hetojë vendimin qeveritar për kërkesën e tij për azil.
Vendimi, i shkruar nga gjykatësi konservator Samuel Alito, tha se kufizimi i kontrollit gjyqësor për dëbimin e tyre të shpejtë nuk i shkel dispozitat kyçe kushtetuese për mbrojtje të lirisë së individit.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, me këtë akt gjykatësit siguruan fitoren e Trampit në një çështje të rëndësishme për të në fushatën parazgjedhore./MIA
