Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për Ligjin për Marrëveshjen e Prespës dhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

TË FUNDIT

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë  mbledhje përgatitore për lëndët në të cilat është kontestuar kushtetutshmëria e Dekretit për Ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë (e ashtuquajtura Marrëveshje e Prespës) dhe Ligjin për ratiikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve dhe të Dekretit për shpallje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Nga Gjykata kushtetuese informuan se lidhur me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të KB-së për ndërprerje të validitetit të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për vendosje të partneritetit strategjik mes palëve dhe Dekretit për shpallje të Ligjit, tek ata janë parashtruar shtatë nisma. Mes parashtruesve të nismave janë Kongresi botëror maqedonas, profesoresha Sollza Gërçeva, si dhe qytetarë.

Lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Dekretin për shpalljen e tij janë parashtruar gjithsej 13 nisma.

Siç thonë nga Gjykata, lidhur me këtë Ligj nisma e parë ishte parashtruar në janar të vitit 2019, ndërsa gjatë tërë vitit kanë arritur edhe nismat e tjera dhe për shkak të materies së njejtë e cila është kontestuar do të shqyrtohen së bashku. Parashtruesit e nismave janë partitë politike E Majta, VMRO-DPMNE, Kongresi botëror maqedonas, profesoreshat Sollza Gërçeva dhe Tanja Karakamisheva, si dhe qytetarë.

“Procedura paraprake rreth lëndës ishte udhëhequr mbi një vit, me analizë të hollësishme të thënieve në nismat lidhur me dispozitat ligjore, u kërkuan përgjigje nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurë (sjellësit e akteve dhe Qeveria e RMV-së) dhe janë përpunuar referate voluminoze, thonë nga Gjykata kushtetuese.

Që të dy ligjet, Ligji për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, janë miratuar për here të dytë me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ligji për përdorimin e gjuhëve në mars të vitit 2018, ndërsa Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës më 5 korrik, gjithashtu në vitin 2018.

Qeveria, siç than ë kumtesë, e mbështetë vendimin që të dy ligjet të publikohen në Gazetë zyrtare të RM-së me nënshkrim të Kryetarit të Kuvendit, duke e pasur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, I cili refuzoi t’I nënshkruajë.

Vendimin për mbajtjen e mbledhjes përgatitore gjykatësit e sollën pas disa takimeve të mbajtura të punës në të cilat u shqyrtuan çështje lidhur me këto lëndë.