E PËRDITËSUAR: “Personi M.Xh. ka gjuajtur me armë në drejtim të veturës KIA”, MPB me detaje nga vrasja në Batincë
Një person është plagosur pas të shtënave me armë në Batincë të Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB për TV21 konfirmojnë se një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër.
“Sot (11.07.2025) rreth orës 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, në rrethinën e Shkupit, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, thonë nga MPB për TV21.
