Gjithsej 1.326.584 vaksina janë aplikuar në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.326.584 doza të vaksinës.

Prej tyre, 750.893 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 589.573 qytetarë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 3.214 persona.

“Me numrat e fundit, 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 29% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.