Gjithçka është xhiruar, ish-politikani indian dhe vëllai i tij vriten para kamerave

TË FUNDIT

Ish-politikani indian Atiq Ahmed, i dënuar për rrëmbim dhe i akuzuar për vrasje, si dhe vëllai i tij, u vranë teksa jepnin deklarata për gazetarët dhe krimi u regjistrua nga kamerat televizive.

Ahmedi, i cili shoqërohet nga policë, po fliste me gazetarët në momentin kur u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në qytetin e Allahabad, në shtetin Uttar Pradesh, raporton BBC.

Pas të shtënave, tre sulmuesit, të cilët paraqiteshin si gazetarë, u dorëzuan dhe u morën në paraburgim.

Pak ditë më parë policia vrau në një përplasje djalin e mitur të Ahmedit dhe politikani pretendoi se i ishte vënë në rrezik edhe jeta e tij dhe se po e kërcënonin.

Kamerat po filmonin Ahmedin dhe vëllain e tij Ashraf, të dy të prangosur, duke folur me gazetarët në rrugën e tyre për në spital për një kontroll mjekësor kur u qëlluan ndaj tyre.

Tre sulmues dolën në vendngjarje me motoçikleta dhe nga të shtënat u plagosën një polic dhe një gazetar.