Për t’u habitur, por e kanë vërtetuar disa studime shkencore. Edhe pse personat të sëmurë nga zemra thuhet se janë më të ndjeshëm ndaj dietës ushqimore, studimet kanë konstatuar të kundërtën.
Kur jemi te muaji i agjërimit, disa studime, njërin prej të cilit ka zgjedhur ta shpërndajë edhe dietologia Valbona Kadriu, thotë se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë në kufizimin e rrezikut kardiak.
“Ky nuk është studimi i parë që sugjeron se nëse jeni në rrezik kardiovaskular, agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë në kufizimin e rrezikut të ngjarjeve kardiake. Ky studim i ri, i kryer në Intermountain Health dhe i prezantuar në Takimin e 72-të Shkencor të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (ACC), konfirmon se agjërimi me ndërprerje, veçanërisht kur praktikohet për një periudhë më afatgjate, mund të ketë efekte pozitive në shëndetin metabolik dhe kardiovaskular”, shkruan Kadriu në profilin e saj në Facebook, përcjell TV21.
