Gjermania regjistron rekord rastesh ditore me koronavirus

TË FUNDIT

Me 203.136 raste të reja në 24 orët e fundit në Gjermani, numri i rasteve ditore me COVID-19 ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se numri i rasteve në vend është rritur në 9 milionë e 239 mijë.

Numri i rasteve ditore në vend ka tejkaluar për herë të parë mbi 200 mijë që nga fillimi i pandemisë, ku dhe me 203.136 rastet e reja të shënuara në 24 orët e fundit në Gjermani është regjistruar niveli më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në vend ku numri aktiv i rasteve është në 1.678.000, njoftohet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 188 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 117.314.

Numri i të vaksinuarve plotësisht në Gjermani ka arritur në 61.2 milionë ndërsa numri i atyre që kanë marrë vaksinën përforcuese është rritur në 42.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Gjermani u regjistrua më 27 janar të vitit 2020.