“Gjermania nuk mund të pranojë të gjithë emigrantët”

TË FUNDIT

Gjermania duhet të ofrojë azil për ata që vijnë nga zonat e luftës, por nuk mund të pranojë të gjithë emigrantët, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel. Kushdo që është i përndjekur, por që nuk vjen nga vende të prekura nga lufta civile, ne nuk mund të themi që do të mbetet në Gjermani. Është e vështirë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë vende ku nuk ka luftë civile, tha Merkel./21Media