Gjermania ju bëri thirrje vendeve evropiane të gjejnë zgjidhje për krizën e emigrantëve

TË FUNDIT

– Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter – Shtajnmaer ju bëri thirrje vendeve evropiane që të gjejnë zgjidhje të përbashkët për krizën e emigrantëve, njofton DPA.

“Gjermania tashmë ka pranuar 600.000 refugjatë nga fillimi i vitit dhe çdo ditë mbërrijnë deri në 10.000 persona”, theksoi Shtajnamer në fjalimin në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Ministri gjerman paralajmëroi se në një situatë të tillë vendi i tij nuk do të jetë në gjendje të ballafaqohet vetë me këtë situatë.

“Kemi nevojë për zgjidhje evropiane bashkë me fqinjët tanë evropianë”, tha Shtajnmaer.

Ai bëri thirrje për përforcimin e tensionit me qëllim të rregullimit të konfliktit në Siri, një prej shkaqeve kryesore për valën e refugjatëve dhe më konkretisht për dalje nga qorrsokaku diplomatik për këtë çështje.

“Tani është e domosdoshme që Rusia të ndërmarrë veprime politike për ruajtjen e tranzicionit në vend”, theksoi ai.