Gjermania heq një pjesë të madhe të masave kufizuese

TË FUNDIT

Qeveria gjermane dhe përfaqësuesit e krahinave federale kanë rënë dakord për heqjen e masave për luftë kundër pandemisë me koronavirusin e ri, me mundësi përsëri të vendosen në rast të rritjes së numrit të infektuarve të rinj.

Sipas projekt-propozimit për të cilin debatuan sot qeveria gjermane, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e krahinave federale mbi valën e dytë të madhe të heqjes së masave kufizuese për sektorin e arsimit, shitjes me pakicë dhe sportit.

Ndërsa distanca fizike prej 1.5 metrash dhe manifestimet e mëdha mbeten të ndaluara deri në fund të gushtit.

Krahinat gjermane vetë do të vendosin për hapjen e restoranteve, hoteleve, bareve, diskove, panaireve, pishinave dhe klubeve të fitnesit.

Masat do të hiqen derisa në një qark numri i të infektuarve të rinj gjatë një jave nuk e tejkalon numrin prej 50 njerëzve për 100,000 banorë. Në rast të numrit më të madh të të infektuarve me Kovid-19, masat kufizuese do të vendosen përsëri, të cilat ishin në fuqi deri më 20 prill./MIA