Një lloj i ri i koronavirusit pandemik SARS-KOV-2, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe, është regjistruar për herë të parë në Gjermani, kumtoi mbrëmë shteti gjerman Baden-Virtemberg.
Burri i infektuar mbërriti në Frankfurt me aeroplan nga Aeroporti Hitrou i Londrës më 20 dhjetor për t’i vizituar të afërmit dhe doli pozitiv në testin të cilin e bëri pasi mbërriti.
Analiza e mëtejshme e mostrës në një laborator në Berlin tregoi se bëhej fjalë për B. 1.1.7, siç njihet lloji i ri. Kjo theksohet në kumtesën e departamentit shëndetësor të shtetit Baden-Virtemberg.
Tre persona që ishin në kontakt të ngushtë me të infektuarin janë në karantinë./MIA
