Gjermania do të ndajë deri 750 milionë euro në mbështetje të tre kompanive vendore farmaceutike që punojnë në zhvillim të vaksinës kundër koronavirusit të ri.
Ministrja gjermane për shkencë, Anja Karliçek deklaroi se Qeveria tashmë ka sjellë vendim për tua dhënë paratë kompanive “BioNTec” dhe “CureVac”, përderisa së shpejti duhet të përfundojnë bisedimet me kompaninë e tretë “IDT Biologika”.
Marrëveshja me ato tre kompani do t’i sigurojë Gjermanisë 40 milionë doza të vaksinës, krahas asaj që do t’i marrë përmes BE-së, si anëtare e saj.
Karliçek shtoi se Gjermania nuk ka ndër mend t’i shkurtojë procedurat e sigurisë gjatë testimit të vaksinave, që do të thotë se pjesa më e madhe e popullatës do të duhet të presë deri nga mesi i vitit 2021 për imunizim.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Shpan deklaroi se Gjermania ka ndër mend t’u japë vaksina vendeve të tjera që nuk do t’u nevojiten./MIA