Gjermani, gjendje e rëndë me koronavirusin

TË FUNDIT

Situata epidemiologjike në Gjermani është ende shumë e rëndë, edhe pse numri i të infektuarve të rinj me koronavirus nuk po rritet shumë shpejtë, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, pasi në takimin e djeshëm me liderët federal u anulua vendimi për vendosje të masave të reja për më 25 nëntor.

“Numri i të infektuarve të rinj nuk po rritet më në mënyrë eksponenciale, por megjithatë është akoma i madh. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i zvogëlojmë kontaktet”, tha Merkel në një ngjarje ekonomike të organizuar nga “Zidojçe cajtung”.

Ajo përsëriti se 30 deri në 40 për qind e popullsisë i përket grupeve të cenueshme.