Një 5-vjeçare është kafshuar nga gjarpri në një kopsht Zoologjik në Ekaterinburg të Rusisë, ndërsa fotot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Viktoria kishte shkuar me prindërit e saj në këtë vend për të parë gjallesat e tjera dhe ndërsa shëtiste në pavijonet e ndryshme, kujdestarët aty i vendosën asaj rreth qafës një gjarpër të vogël me qëllim heqjen e frikës.
Por, gjërat nuk shkuan siç ishin parashikuar. Zvarraniku e kafshoi vajzën në faqe duke e trembur pa masë.
