Me propozim të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave, mbrëmë në seancë Qeveria miratoi vendim gjendjes së krizës në furnizimin me ngrohje.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se sa i përket energjisë elektrike nuk do të ketë restrikcione.
“Për momentin Maqedonia e Veriut pra po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet institucionale njëkohësisht që janë edhe 5 kompanitë që kanë në pronësi të shtetit siç është kompania e shtetit siç është kompania ESM pra nga 21 janari do të marrim përsipër menaxhimin dhe operimin edhe të rrjetit të distribucionit me energji termike njëkohësisht edhe të furnizimit me energji termike me të vetmin qëllim që qytetarët të sigurt dhe në kontunitet pra të furnizohen me energji termike por jo vetëm saj përket energjisë elektrike e kemi thënë edhe më herët nuk presim të ketë restrikcione”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
