E PËRDITËSUAR:
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se është arrestuar drejtoresha e NP “Komunalec” në Gostivar dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, si pasojë e ndotjes së ujit në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar.
“Policët nga Stacioni Policor i Gostivarit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, kanë privuar nga liria tre persona në lidhje me dyshimet për ndotjen e ujit në ujësjellësin e Gostivarit. Të privuar nga liria janë A.A. nga fshati Zdunjë – ushtrues detyre i drejtorit të NP “Komunalec” Gostivar, V.D. nga fshati Forinë – shef i sektorit “Ujësjellës dhe Kanalizim”, si dhe L.N. nga fshati Vrutok – drejtor teknik i NP “Komunalec” Gostivar.”, thonë nga MPB.
TV21 mëson se është arrestuar drejtoresha e Ndërmarrjes Komunale në Gostivar, Artana Asani dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, si pasojë e ndotjes së ujit në Gostivar, përcjell TV21. Është arrestuar edhe drejtori teknik, Leon Nuredini dhe përgjegjësi i ujësjellësit, Vadedin Dervishi. Kujtojmë se në rajonin e Gostivarit është shpallur epidemi, si pasojë e ndotjes së ujit. Autoritetet thonë se aktualisht uji nuk është i pijshëm dhe i njëjti nuk mund të përdoret as për higjienë dhe përdorim teknik.
