Gjendja me Kovid-19 në RMV, 4 viktima dhe më shumë të shëruar se sa të infektuar

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë raste të shëruar se sa të infektuar nga virusi Kovid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se të shëruar janë regjistruar 69 pacientë, prej tyre 18 në Shkup, 36 në Kumanovë, 10 në Veles dhe nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli.

Nga ana tjetër, janë regjistruar edhe 29 raste të reja të të infektuarve dhe dy viktima nga Kovid-19, njofton TV21. Nga rastet e reja në Shkup janë 11, në Kumanovë janë 4, në Prilep janë 3, në Tetovë janë 2, në Veles janë 6 dhe 3 raste janë në Koçan.

Janë regjistruar edhe katër viktima. Tre nga Prilepi dhe një nga Koçanit. Nga Prilepi janë dy femra të moshës 55-vjeçare dhe 69-vjeçare dhe një mashkull i moshës 87-vjeçare, kurse nga Koçani një 62-vjeçar.