Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë  kryesisht të lagështa dhe vende-vende me mjegull të dendur, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në aksin rrugor Shën Nikollë-Milladinovc, 10 km para Milladinovcit, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së madhe, komunikacioni është rikahëzuar  vetëm në njërën korsi  në gjatësi prej 150 metra.

Në vend është vendosur sinjalizim adekuat. Pjesëmarrësve të komunikacionit u rekomandojmë vozitje të kujdesshme.

LAMM informon se komunikacioni në aksin rrugor P1402 Strumicë-Mokrino-Smollar te Burimet e Mokrinës është në ndërrperje për shkak të vërshimeve. Ekipet e N.P. Rrugët e Maqedonisë punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.