Gjatë pushimeve në Shqipëri, do të mund të hani vetëm me lugë dhe pirunë!

TË FUNDIT

Qeveria e Shqipërisë ka bërë një manual për masat anti-COVID, që duhen respektuar nga pushuesit dhe nikoqirët gjatë këtij sezoni veror në bregdetin shqiptar, me qëllim që të mos ketë rritje të rasteve me Covid-19.

Është vendosur që në të gjitha baret dhe restorantet të ndalohet ngrënia ose shijimi i ushqimit me duar, po vetëm me lugë e pirunë, si dhe personeli që e shërben ushqimin të jetë i pajisur me maskë dhe në rast të kontaktit me ushqimin – të kenë edhe dorëza.