Qeveria është e gatshme për ndryshim të nenit 102 nga Ligji aktual për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, pasi në atë mënyrë, nga njëra anë do t’u ndihmohet mediumeve që të jenë financiarisht të qëndrueshme, por nga ana tjetër do të rritet informimi i qytetarëve, raporti i tyre proaktiv, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke potencuar se qëllimi i mundësisë së mediumeve që të financohen edhe nga resurset shtetërore edhe ato lokale, nuk është që të ndikohet ndaj politikës së tyre redaktuese.
“Qeveria është e gatshme ta ndryshojë nenin 102 dhe të japë mundësi për shembull të transmetojë drejtpërdrejtë seancat e këshillave, aktivitetet e rregullta të kryetarit të komunës, të ndërmarrjeve komunale publike, shkollave, kopshteve për fëmijë, stacioneve zjarrfikëse, institucioneve lokale, e tërë kjo është shumë me rëndësi. Kjo e ngrit transparencën, mundëson informim plotësues të qytetarëve dhe raportin e tyre proaktiv. E tërë kjo punë sjell beneficione të shumta për të gjithë. Shteti nuk ka për qëllim të realizojë kurfarrë ndikimi ndaj politikës redaktuese”, tha Zaev sot pas inspektimit në projektet vijuese dhe të realizuara në Osogovë – Ponikva.
Ai shtoi se në këtë mënyrë do të mundësohet që shteti të mund të zbatojë politika përgjegjëse, siç janë rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme, gjendjet e krizës, orientime të rëndësishme, edukime të qytetarëve…
“Si do ta njoftojmë opinionin tonë për rëndësinë e vaksinimit, për të gjitha hollësirat në lidhje me vaksinimin, ku duhet të paraqiten cilat kategori të qytetarëve, cili është orari, kjo është e pamundur pa fushatë. Ne u jemi shumë falënderues mediumeve që falas na lëshojnë nga dy herë në dit klipe. Kjo duhet bërë 20 herë. Duhet shumë t’i informojmë qytetarët”, tha kryeministri.
Jemi të gatshëm, shtoi Zaev, të pranojmë këshill mbikqyrës nga mediumet, nga të gjithë, të mos ketë kurfarrë vendimi politik në ndarjen e mjeteve. Ai paralajmëroi se nesër ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë do të mbajë mbledhje me shoqatat e mediumeve lokale dhe rajonale dhe do të bisedojë për këto çështje.
