Gjatë 24 orëve të fundit, 33 persona nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes apo orën policore, prej të cilëve 18 janë arrestuar, kurse të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do t’u parashtrohen masa adekuate.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjithashtu kanë njoftuar se më 21 dhe 22 prill, urdhër për izolim u është dhënë 63 personave, kurse 54 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.
Gjatë kontrollove të realizuara ndaj të vetëizoluarve, është konstatuar se dy persona nuk e kanë respektuar këtë masë.
