Gjashtë të vdekur nga të shtënat gjatë festimit të Krishtlindjeve në Brazil

TË FUNDIT

Gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa pesë janë plagosur nga të shtënat në Brazil gjatë festimit të Krishtlindjeve në një terren futbolli, njoftuan mediat lokale.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Fortaleza në pjesën verilindore të Brazilit, ndërsa shërbimi për siguri publike në shtetin Seara kumtoi se të vdekurit janë persona të moshës midis 15 dhe 26 vjeçe. 

Dhjetë persona janë arrestuar ndërsa autoritetet kumtuan se katër viktima kanë qenë të njohur edhe paraprakisht për policinë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Mediat braziliane e potencojnë mundësinë se ka qenë konflikt midis bandave, duke iu referuar policisë ushtarake.