Gjashtë persona në Shkup akuzohen për mosrespektimin e orës policore

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi propozime për dhënien e urdhër ndëshkimeve kundër gjashtë personave për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, informojnë nga PTHP Shkup.

“Të akuzuarit, në ngjarje të ndryshme penale-juridike, nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore të atëhershme kanë lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet”, kumtuan nga prokuroria.

Prokurori publik për të gjitha ata propozoi dënime me para prej nga 100 gjobave ditore me vlerë individuale të gjobës ditore nga 20 euro në kundërvlerë të denarit.