Giorgio Armani do të varroset nesër në varrezën familjare pranë Piacenzas

TË FUNDIT

Dizajneri italian Giorgio Armani do të varroset nesër pasdite në varrezën familjare në fshatin Rivalta, pranë Piacenzas, ndërsa ceremonia do të jetë e mbyllur për publikun.

Shoqata e kështjellave të Dukatit të Parmës, Piacenzas dhe Pontremolit, e udhëhequr nga konti Orazio Zanardi-Landi, e cila është pronare e fshatit, ka njoftuar se Rivalta “do të jetë e mbyllur nesër për arsye sigurie dhe për të garantuar privatësinë e funeralit”.

Dizajneri shpesh e vizitonte këtë fshat mesjetar të vogël për të parë varrin e nënës së tij, si dhe ishte mik i ngushtë i Zanardi-Landit, transmeton Ansa.