Getinjo me vonesë e kupton se ka ndërruar jetë daja i tij, shprehet i mërzitur

TË FUNDIT

Reperi Getinjo tashmë ka lëshuar me vetë dëshirë formatin e “reality show” Big Brother VIP Kosova.

Ai tani është krahë familjes teksa këtë mëngjes ka kuptuar për vdekjen e dajës.

Daja i tij ndërroi jetë më 13 dhjetor të vitit të kaluar teksa Geti ishte pjesë e garës në Big Brother.

Artisti është shprehur i mërzitur derisa ka bërë një shkrim në InstaStory duke falënderuar edhe përkrahësit për mesazhet.