Barcelona është afër transferimit të talentit të Fluminenses, Gerson.
Sipas raporteve të fundit, braziliani i talentuar ka refuzuar transferimin te Roma, ndërsa thuhet se ai është afër kalimit në Camp Nou.
Gjiganti katalan besohet se kanë ofruar 12 milionë euro për talentin në fjalë, mirëpo marrëveshja ende nuk është arritur, përkundër faktit që ajo duket të jetë shumë afër.
