Këngëtarja Genta Ismajli sot e ka uruar me fjalët më të mira të dashurin e saj, biznesmenin turk, Hysein Ustan në ditën e 14 shkurtit, që njihet si dita e të dashuruarve.
Ismajli përmes një postimi në instagram ka theksuar se dashuria e Ustës e ka ndryshuar jetën e saj, shkruan tv21.tv
“Dashuria është vetëm një fjalë me katër shkronja derisa dikush të hyjë në jetën tuaj dhe t’i japë asaj kuptim të veçantë. Dashuria juaj ka ndryshuar jetën time dhe unë jam shumë mirënjohëse. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit Dashuria ime”, ka shkruar artistja kraha fotos, në të cilën shihet me personin e zemrës.

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin. Në Kosovë Shën Valentini ka filluar që të festohet pas vitit 1999./21Media
