Gejts dhuron edhe 25 milionë dollarë për vaksinën kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Fondacioni Bil dhe Melinda Gejts ka premtuar edhe 250 milionë dollarë për një vaksinë më të lirë dhe më të disponueshme për Kovid-19.

Donacioni më i madh i vetëm deri më tani vjen pasi Gejts tashmë i kishte dhënë 70 milionë dollarë në nëntor. Me donacionin e fundit, Fondacioni për luftë kundër pandemisë i ka dhuruar gjithsej 1.75 miliardë dollarë.

“Nëse bota bëhet një vend më i mirë për të jetuar për të gjithë njerëzit varet nga ajo që do ta bëjnë liderët botërorë për të vënë në dispozicion testet, ilaçet dhe vaksinat për ata që kanë nevojë për to”, theksoi fondacioni.

Paratë do të përdoren për t’i shpërndarë vaksinat dhe testet në vendet me zhvillim mesatar.