Gazetarët zbuluan “minierën” e kriptomonedhave! Policia iku nga vendi i ngjarjes, pa kontrolluar në detaje

TË FUNDIT

Derisa gazetarët zbuluan se në QTQ të Shkupit po prodhoheshin kriptomonedha, policia nuk e pa të arsyeshme të hulumtojë dhe të kontrollojë nëse po vidhej rryma elektrike. Vetëm pas disa minutave pjesëtarët e policisë u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ky objekt i përket familjes së Gabriel Bajramit, këshilltar në Qytetin e Shkupit.
Në pamjet brenda objektit në bodrumin e QTQ-së vërehet një sasi ë madhe të grafikeve që prodhonin kriptomonedha.

Por a janë dëmtuar afaristët e dyqaneve të QTQ-së nëse ka pasur vjedhje të rrymës.
Ata sot dolën për të treguar se në periudhën e fundit paguajnë fatura më të larta. Ata kanë menduar se shkaku është shtrenjtimi i rrymës, me që nuk kanë qasje në orëmatësit e rrymës elektrike.

“Kemi orëmatës të rrymës që janë që në kohën e ish Jugosllavisë dhe ne atje nuk kemi qasje. Kemi qasje nëse drejtohemi me shkrim që të shohim orëmatësin. Ne nëse tani do të shkojmë të shohim orëmatësin nuk mundet. Ata e lexojnë, ata e shkruajnë vetëm për rrymën. Kemi fature llogarie, por për ngrohje dhe ujë nuk kemi dhe paguajmë në mënyrë paushallë”, deklaroi Emil Joskovski.

Sot u munduam të kontaktojm me drejtorin e Qendrës Tregtare të Qytetit dhe kërkuam faturat e fundit të rrymës elektrike, por drejtori nuk ishte në punë dhe nuk morëm asnjë përgjigje.
Ndërsa dje para mediave drejtori dje tha se do të marrë masa për personin që i ka vendosur makineritë për prodhimin e kriptomonedhave.

“Po nesër do të informohem me policinë dhe me organet të shohim se çfarë do të bëjmë më tej”, u shpreh drejtori i QTQ-së, Gjoko Trajçevski.

Por mbrëmë pasi gazetarët u larguan nga vendi i ngjarjes, dikush në mesnatë ka shkuar dhe e ka marr e gjithë makinerinë. Nuk dihet se si kanë hyrë brenda kur në ora 22h qendra tregëtare mbyllet.
TV21 është munduar të kontaktojë me ministrinë e Punëve të Brendshme, por nga atje nuk e panë të arsyeshme të na përgjigjen në pyetjet: Pse u largua policia? Si e kuptoi se nuk ka pasur vjedhje të rrymës, dhe pse policia nuk e kontrolloi vendin që ishte lajmëruar se ka prodhim të kriptomonedhave!