Gazeta më e vjetër izraelite publikoi foto të fëmijëve të vrarë palestinezë

TË FUNDIT

Në faqen e parë të gazetës së përditshme Harec, gazeta më e vjetër e Izraelit, u publikuan fotografi të 67 fëmijëve dhe adoleshentëve palestinezë që e humbën jetën në konfliktin e fundit në Gaza.

“Ky është çmimi i luftës”, thuhet në faqen e parë, së bashku me një foto të viktimave.

Gjithsej 254 palestinezë u vranë në bombardimet izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ndërsa një e katërta e të vrarëve ishin fëmijë.

Në Izrael, 13 persona u vranë në konfliktin e fundit, mes të cilëve një fëmijë pesë vjeçar dhe një 16 vjeçar.