Gati vaksinat kineze për qytetarët e Pollogut! Vaksinimi masiv në Pollog fillon nesër

TË FUNDIT

https://youtu.be/w1O3MnGFHvs

Nga dita e nesërme në Pollog do të fillojë vaksinimi masiv.  Në  sallën e shkollës së mjekësisë në Tetovë  janë bërë përgatitjet e fundit me çka  11 mijë qytetarët e paraqitur do t’i nënshtrohen vaksinimit. Komuna e Tetovës është dashur që të përgatisë  ambientet, ndërsa sipas kryetares së komunës Teuta Arifi, gjithçka është gati.

 “Komuna e Tetovës ka pasur obligim që të përgatisë këtë ambient dhe në të njëjtën kohë të sigurojë mjete teknike për të ndjekur precesionin e regjistrimit, kurse  procesin e vaksinimit do ta realizojnë të punësuarit e shtëpisë së Shëndetit”, tha Teuta Arifi – kryetare e Komunës së Tetovës.

Nga Shtëpia për Shëndet Publik thonë se nga 4200  vaksina kineze  janë paraparë në cdo 2-3 ditë për këtë pikë të vaksinimit.

 “Përgatitjet në këtë pikë janë kryer. Sot e kemi edhe provën e fundit se si do të funksionojë kjo pikë e vaksinimit. Ekipet që janë të Shtëpisë së Shëndetit Publik sa i përket vaksinimit janë gati. Vaksinat do të arrijnë çdo dy tre ditë  dhe dërgesa e parë është prej 4200 vaksina për këtë pikë”, potencoi Borislav Jorgacievski – Shtëpia e Shëndetit Publik – Tetovë.

 40 motra medicinale  dhe 10 mjekë janë paraparë që të punojnë me dy ndërrime, ndërsa  edhe një veturë e ndihmës së shpejtë do të jetë  në dispozicion për çdo rast. Në mbajtjen e rendit janë angazhuar edhe pjesëtarë të sektorit për punë të brendshme të Tetovës si dhe ushtarë të armatës. Nga Shtëpia e Shëndetit Publik edhe komuna Tetovës lusin qytetarët të cilët edhe janë paraqitur për vaksinim për respektojnë oraret e vaksinimit.