Gati 7 vjet Salla Universale jashtë funksioni! Arsovska refuzon të përgjigjet për ndërprerjen e punimeve

TË FUNDIT

Salla universale në të cilën dikur organizoheshin shumë ngjarje kulturore, si festivale e koncerte, gati 7 vite është jashtë funksionit.

Së pari ish-kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski kishte projekt për të ndërtuar sallë të re nga themeli, por më pas në pushtet erdhi Petre Shilegov, i cili për ta ruajtur autenticitetin, tha se salla vetëm do të rikonstruohet.

Ka tetë muaj që salla ka ngelur e rrethuar nga llamarinat, por aty asgjë nuk po punohet.  

Kjo është pamja dhe situate aktuale në oborrin e Sallës universal në Shkup, e siç po e shihni këtu nuk ka as punëtorë, as makineri, të cilët po realizojnë ndonjë punim”, raporton gazetarja e TV21 Almendina Ismajli.

Qytetarët thonë se u mungon ky institucion kulturor, me koncertet e të cilit janë rritur.

“Nuk e mbaj mend që sa punohet, të gjithë vetëm premtojnë dhe asgjë. Gjynah që e kanë lënë ashtu, për fat të keq. Janë rritur fëmijët tanë në Sallën universale, i kemi sjell në shfaqe, megjithatë, asgjë nuk ka rezultate. Megjithatë shikoni si është tani e rrënojë, gjatë kohë, më nuk është as interesant”, thotë një qytetar.

“Sa të zgjas do të zgjas në fund do ta përfundojnë”, tha një qytetar.

Kishte koncerte të mira, por vitin e fundit nuk punon edhe është për të  ardhur keq që nuk funksionon, shtoi një qytetar tjetër.

Qeveria ka ndarë 120 milionë denarë nga buxheti qendror i vitit të kaluar që të financojë rikonstruimin e këtij objekti, por përse janë ndërprerë punimet e pyetëm Ministren e Kulturës. Ajo tha se nuk ka kurrfarë problemi me projektin dhe na sugjeroi të komunikojmë me kryetaren e Shkupit.

Dua të besoj se kjo është ndoshta për shkak të ndërrimit të pushtetit, ndërrimit të kryetarit, por nuk dua të besoj se Salla universale si një përmendore dhe dhuratë nga Republika e Bullgarisë pas tërmetit është lënë të shkatërrohet për shkak të pikëve të imta ditore politike, tha Minitrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, nuk e mori parasysh pyetjen e TV21. Disa herë e pyetëm por refuzoi kategorikisht që të jap ndonjë përgjigje për Sallën universale.

Për Sallatën universal nëse mund të na thoni…

Nesër do të jetë temë…

Janë ndalur punimet në terren…

Nesër kemi press posaçërisht për këtë temë.

Jo, jo, jo. Nesër kemi..”, deklaroi Danella Arsovska, kreyetarja e Qytetit të Shkupit.

Rikonstruksioni i Sallës Universale duhej të bëhej në dy faza që mbulojnë dy pjesët thelbësore të Sallës Universale, në fazën e parë duhej të bëhej rikonstruim i fasadës dhe çatisë, ndërsa faza tjetër i referohet rregullimit të brendshëm të objektit. Përgatitja e gjithë dokumentacionit teknik është marrë si donacion nga studio e projektimit “Megaron Engineering”, ndërsa punimet i kryen Kompania Tregtare e Projektimeve të Ndërtimit “Universal-Balkan”.