Gashi pret në stacion mërgimtarët: Erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

TË FUNDIT

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në stacionin e autobusëve qytetarët e parë nga diaspora, të cilët siç thonë nga VLEN, “kanë ardhur të votojnë për ndryshim me 8 maj”, transmeton TV21.

“Me plot entuziazëm ata janë shprehur se kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ia dhënë votën koalicionit VLEN”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast, Gashi ka shprehur falënderim të veçantë për secilin që ka marrë rrugë nga vendet e ndryshme të botës për t’u kthyer për këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Ai ka njoftuar se tashmë rrugës për në vendlindje janë nisur “edhe dhjetëra autobusë, aeroplanë e qytetarë me vetura private, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit”./TV21