Me fitoren ndaj Lecces, Atalanta e Berat Gjimshitit siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT

Me fitoren e sotme ndaj Lecces, Atalanta e siguroi matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, Atalanta e mposhti Leccen si mysafire me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.Golat për skuadrën e Gasperinit i shënuan Charles De Ketelaere (minuta e 48’) dhe Gianluca Scamacca (minuta e 53’).

Me pikët e reja, Atalanta ngjitet në kuotën e 66 pikëve në vendin e pestë në tabelë, krahas Lecces që renditet në pozitën e 13 me 37 pikë.

Nga Serie A pesë skuadra kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Atalantas.