Me nderime shtetërore kryeparalmentari Afrim Gashi e priti kolegen e tij, kryeparlamentaren e Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në takimin mes Gashit dhe Spiropalit, u bisedua për proceset eurointegruese, avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe realizimin e Korridorit 8. Spiropali në fjalimin e saj theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria kanë rrugë të përbashkët drejt BE-së.
Të dy vendet në planin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta, të bëhemi anëtarë të BE-së dhe të kemi bashkëpunim më të madh me NATO, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.
“Shprehëm pritshmëri dhe shpresë se dy vendet tona do ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt BE-së. Mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme për të dy vendet tona por edhe për vendet e tjera të rajonit për shkak se e kemi të përbashkët përkushtimin për zhvillim gjithëpërfshirës të Ballkanit perëndimor. Sugjeruam se zgjerimi është një nga politikat më të mira të BE-së si nevojë gjeostrategjike dhe është investim afatgjatë për Europë në aspekt politik, të sigurisë dhe ekonomik”, tha Afrim Gashi.
Spiropali më pas zhvilloi takime edhe me opozitën, së pari u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e pastaj edhe me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.
