Lideri i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se me partnerin e koalicionit, Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët kanë raporte të mira.
“Kur e kemi bë koalicionin me zotëri Selën jemi marrë vesh që të shkojmë bashkë në zgjedhje parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet lokale ka 10 ditë që kanë mbaruar dhe ne nuk kemi dalë që të themi se ka mbaruar kjo çështje. Ne kemi raporte të mira mes vete. Kemi respekt të ndërsjellë. Sot tërë ditën kemi qenë bashkë. Kemi analizuar bashkë situata. Kemi vendosur firmat bashkë për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe kjo është fryma që mundohemi ne ta mbajmë”, tha Gashi.
