Lideri i Alternativës, Afrim Gashi demolimin e hapësirave të medias “Lajm” e ka vlerësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.
“Sulmi mbi gazetën LAJM dhe dëmtimi i pronës së saj nuk është vetëm sulm mbi pronën e huaj dhe vetëm sulm ndaj një medie, por është edhe sulm mbi lirinë e mendimit dhe të shprehjes. E dënoj sulmin e tillë, solidarizohem me Lajmin dhe kërkoj nga organet e rendit që t’i zbulojnë ata që e kanë bërë akt të shëmtuar. Nëse ky rast nuk zbardhet, do të lë hapësirë dyshimi se edhe struktura të caktuara politike e ndihmojnë ngulfatjen e fjalën së lirë dhe lirinë e shtypit”, vlerëson Gashi.
