Gashi: Pavarësia e Maqedonisë u realizua në kushte të trazirave të rajonit

TË FUNDIT

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rrjetin social Facebook, shkruan se 8 shtatori i viti 1991 ka qenë festë sepse Republika e Maqedonisë u nda nga Serbia. Gashi shton se edhe përkundër përpjekjeve nuk u krijua shtet multietnik me barazi të plotë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

“8 Shtatori i vitit 1991 ka qenë festë, sepse Republika e Maqedonisë përfundimisht u nda nga Serbia dhe kjo ishte datë historike për ne.
Megjithatë, pavarësia e Maqedonisë nga Jugosllavia, e realizuar në kushte të trazirave të rajonit, përkundër përpjekjeve, nuk ia doli plotësisht të prodhojë edhe një shtet njëmend multietnik, të mbështetur mbi realitetin shoqëror e me barazi të plotë mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
Ky synim vazhdon edhe sot.
Urime 8 Shtatori”, shkruan në rrjetin social Facebook kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

8 Shtatori i vitit 1991 ka qenë festë, sepse Republika e Maqedonisë përfundimisht u nda nga Serbia dhe kjo ishte datë…

Gepostet von Afrim Gashi am Dienstag, 8. September 2020