Gashi: Arrestimet nuk i ka kryer policia e EULEX-it

TË FUNDIT

Avokati Tomë Gashi sonte tha se policitë e huaja të autorizuara nga Gjykata Speciale kanë kryer arrestimet e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ai tha se ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër.

“Procedurat janë kryer me një aksion të policisë. Kemi menduar se janë të EULEX-it, por tash po del se janë katër polici në Kosovë. Vendimi për arrestimin e tyre na është treguar. Ka qenë kërkesa e një gjyqtari në Hagë që e ka aprovuar këtë kërkesë dhe ka lëshuar urdhër. Nasimi ka qenë shumë i zëshëm. Para se të futej në emision është arrestuar. Ka qenë një kërkesë e tij që të mos arrestohet nga policia e EULEX-it. Tash po na del se është një polici krejt tjetër”, tha Gashi në T7.

Gashi theksoi se diskreditimi i Speciales është një lajm i mirë për secilin që është kundër saj.

Ndryshe, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator. Haradinaj është paraqitur sot për herë të parë para Speciales në Hagë, ndërsa Gucati pritet të dalë ditën e enjte.