Garë e mundimshme për Senatin: a po i humbin republikanët Koloradon, Mejnin dhe Xhorxhinë?

TË FUNDIT

Zgjedhjet amerikane

Në të martën e parë pas të hënës së parë në vitin 2020, krahas zgjedhjeve presidenciale, në Amerikë do të mbahen zgjedhjet e rregullta dyvjetore për Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe zgjedhje për një të tretën e anëtarëve të Senatit. Edhe pse të gjitha pikëpamjet e publikut janë të drejtuara kah zgjedhjet presidenciale, të cilat konsiderohen si ngjarje planetare, rëndësia e zgjedhjeve për Senatin këtë vit nuk duhet të nënvlerësohet. Njëherësh, një gjë është e qartë këtë vit: Demokratët po tentojnë ta kthejnë shumicën në Senat. Në përputhje me këtë, ekzistojnë disa shtete potenciale federale në të cilat mund të arrihen ndryshime, por gjithashtu, edhe disa, në të cilat gara është plotësisht e pasigurt.

Shtete në të cilat demokratët janë më afër fitores

Kolorado, Mejn dhe Xhorxhia ndahen si shtete potenciale në të cilat ka mundësi për fitore demokratike dhe “ndërmarrje” të – për momentin – vendeve republikane. Kandidati republikan në Kolorado, Kori Gardner, shënoi rezultate më të këqija në kohën e fundit në krahasim me kundërshtarin nga tabori i demokratëve. Është interesante që Gardner po reklamohet në, mund të thuhet, mënyrë atipike. Në videon e tij të fundit në kohëzgjatje prej një minut, madje njëzetë sekonda është klipi i njëjtë i njërit prej fjalimeve të Kenedit. Në mënyrë shtesë, edhe pse ai tregoi pajtueshmëri më të madhe me qëndrimet e presidentit Tramp, duket se ky senator po tenton që të distancohet nga Trampi në kohën e fundit, ndërsa në mesin e republikanëve të parë ai u angazhua për rrethin e dytë të ndihmës për të prekurit nga virusi korona. Gjithashtu, në vitin 2019, ai ishte një nga tetë senatorët të cilët angazhoheshin për ligj për miratim me shumicë prej dy të tretave në Senat, përmes të cilit mund të parandalohet presidenti Tramp që ta tërheqë SHBA-në nga NATO. Gardner do të përballet me kandidatin demokrat Xhon Hikenlluper. Sipas anketave të tanishme të portalit  FiveThirtyEight, përparësia e ish guvernatorit Hikenlluper varion prej 5 për qind deri në 10 për qind. Është interesante që Komisioni i Pavarur për Etikë e dënoi Hikenlluper në qershor të vitit 2020 për shkelje dy herë të ndalesës për pranim të dhuratave derisa ishte guvernator, ndërsa megjithatë në bazë të anketave, duket se qytetarët kanë besim në të.

Në Shtetin Mejn situata është shumë e ngjashme. Senatorja aktuale nga Partia Republikane Suzan Kollins për momentin është në garën më të rëndë për rizgjedhje në karrierën e saj dhe po lufton për mandatin e saj të pestë. Kollins për momentin nuk është në marrëdhënie të mira me presidentin Tramp. Kjo mund të shihet nga tuiti i para pak kohe i Trampit në të cilin shkroi se Kolins “nuk vlen për punën që bën”. Këtë e dëshmoi dhe me atë që ishte e vetmja në mesin e republikanëve e cila nuk votoi për zgjedhje të Ejmi Koni Baret për gjykatëse në Gjykatën Supreme të SHBA-së. Nëse dëshiron ta ruajë vendin e saj në Senat, Kollins duhet t’i përfitojë votuesit tradicionalë konservatorë dhe të pengojë ikjen e më të mëdhenjve. Sipas anketave të tanishme të mendimit publik, Sara Gideon udhëheq me dallim prej mbi 5 për qind, që nuk është avantazh i papërfillshëm.

Xhorxhia: luftë në dy fronte

Xhorxhia është ndër shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet e këtij viti për Senatin, për arsyen e thjeshtë që zgjidhen që të dy vendet e senatorëve. Dy senatorët aktualë në këtë vend janë republikanë dhe është e rëndësishme të theksohet se Dejvid Perdju po lufton për rizgjedhjen e tij, ndërsa Keli Lefler po garon në zgjedhje speciale. Lefler e fitoi vendin e senatit falë guvernatorit Brajann Kemp, i cili e emëroi atë në këtë pozicion pas dorëheqjes së Xhoni Ajzakson, i cili dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar për arsye shëndetësore.

Kundërshtari i Perdjus është Xhon Osof, producent i ri dhe gazetar i ri, anëtar i Partisë Demokratike. Osof kohë të gjatë është marrë me politikë dhe tashmë ka marrë pjesë në zgjedhjet e Qarkut të Kongresit të Xhorxhia në vitin 2017, por humbi. Këtë vit ai është në garë për senator dhe sipas sondazheve të opinionit, niveli i mbështetjes për kandidatët ndryshon. Ka studime që tregojnë se Osof është 6 për qind prapa, por edhe ato që tregojnë avantazhin e tij prej 5 për qind. Nuk ka dyshim se fituesi nuk do të jetë i sigurt deri në fund. Gara për vendin e dytë në këtë shtet federal është edhe më interesante. Përveç Keli Lofler, në garë merr pjesë edhe një tjetër republikan, Dag Kolins, ndërsa kandidat demokrat është Rafael Uarnok, një prift protestant. Situata aktuale në këtë vend tregon udhëheqjen bindëse të priftit Uarnok, i cili kryeson madje me një diferencë dyshifrore.

Sipas hulumtimeve të deritanishme, këto shtete njihen si më të sigurtat, në të cilat Partia Demokratike mund të fitojë, por ato nuk janë të vetmet. Në disa prej tyre, gara është kaq e pasigurt dhe rezultatet janë pothuajse të pamundura të parashikohen. Disa nga këto shtete janë Miçigan, Karolina e Jugut dhe e Veriut, Arizona. Për më tepër, duhet të theksohet se disa nga këto vende kanë edhe një rëndësi tjetër, e kjo është se ato njihen si shtete të lëkundura (swing), të cilat kanë  rol kryesor në nivelin kombëtar, gjegjësisht në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. fc/mb/