Futbollisti kumanovar, Naser Aliji, ka nënshkruar kontratë me klubin FC Voluntari të Rumanisë. Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, në 2 sezonet e fundit ka veshur fanellën e skuadrës Honved Budapest dhe në karrierën e tij ka luajtur për ekipe se FC Basel, FC Vaduz, FC K’lautern, Virtus Entella dhe Dinamo Bukuresht.
Ai është kampion i trefishtë i Zvicrës me FC Basel (2014, 2015, 2016) dhe fitues i Kupës së Hungarisë me Honved Budapest në 2020.
Naser Aliji ka 25 ndeshje për kombëtaren shqiptare, me të cilën mori pjesë në Kampionatin Europian 2016 në Francë.
