Futbollisti i Interit fejohet me modelen shqiptare!

TË FUNDIT

Futbollisti i Interit, njëherazi edhe reprezentues i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është fejuar me modelen e njohur nga Gjakova, Kleofina Pnishi.

Ka qenë vet Pavard ai që ka ndarë lajmin e ëmbël me mbishkrimin “Ajo tha po”.

Edhe propozimi duket të ketë qenë shumë romantik, përplot qirinj dhe trëndafila të bardhë, me çiftin që po kalojnë pushimet buzë detit në Sarandë.

Por, kush është e dashura e futbollistit të Interit?

Kleofina ka lindur më 23 korrik të vitit 1994 dhe me origjinë është nga Gjakova. Ajo është një modele e njohur në Francë. E njëjta u zgjodh ‘Miss Provence’ në vitin 2017.

Ajo ka një vëlla dhe një motër. Babai i saj është drejtues i një kompanie, gjersa e ëma amvise. Ata u zhvendosën në Peyrolles në vitin 1999, ndërsa u larguan nga Kosova, në mes të një lufte.

Bukuroshja u diplomua në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikimit të Aix-Marseille.

Kleofina u zgjodh ‘Miss Provence 2017’ dhe ‘Miss France 2018’.

Në vitin 2019, ajo merr pjesë në sezonin 12 të ‘Peking Express’ së bashku me Julia Sidi-Atman.

Pnishi ka qenë e angazhuar po ashtu edhe në fushën e filmit dhe televizionit