Futbollistët e Maqedonisë së Veriut shkruan historinë, siguruan pjesëmarrje në EURO 2020

TË FUNDIT

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll për herë të parë në historinë e vet siguroi pjesëmarrje në një kampionat evropian.

Të udhëhequr nga kapiteni Goran Pandev, Maqedonia e Veriut sonte në Tbilisi, në balotazhin për Kampionatin Evropian 2020, e mundi Gjeorgjinë me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Pandev në minutën e 56-të pas aksionit të shkëlqyeshëm të Elif Elmasit dhe Ilija Nestorovskit.

Në Kampionatin Evropian, të anuluar për shkak të koronavirusit prej këtij viti për vitin e ardhshëm, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të luajë në grupin C me reprezentacionet e Holandës, Ukrainës dhe Austrisë.